Albanian Medical Technology (ALBMEDTECH) është një kompani e fokusuar në shërbime ndaj institucioneve shëndetësore, matje dhe monitorim të rrezatimeve jonizuese, suport, riparim e mirmbajtje të pajisjeve mjekësore dhe shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit dhe programeve kompjuterike. Albmedtech drejtohet nga Prof.As. Niko Hyka.
Z Niko Hyka ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës në kursin 5-vjeçar i fizikës, gjatë periudhës 2002 – 2007 dhe është diplomuar me titullin 'Fizikan'. Në 2016, ka përfunduar studimet e doktoratës në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë në fushën e Fizikës së aplikuar në Imazherinë Mjekësore dhe Radioterapi. Në vitin 2024 ka fituar titullin akademik Profesor i Asociuar nga Universiteti i Tiranës.
Z. Niko Hyka ka qënë mjaft aktiv në arsimin e lartë, kërkim shkencor, projekte dhe ka kontribuar në disa institucione arsimore, shëndetësore dhe administratën publike. Ai ka eksperiencë të gjatë në menaxhim, konsulencë, hartim dokumentesh strategjike, standarde, akte rregullatorë, projekte hulumtime etj. Z. Hyka ka mbajtur pozicione të larta drejtuese si Zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Përgjegjës Sektori në Agjencinë e Akreditimit, Drejtues Grupi Kërkimor NanoBallkan, Presidenti Shoqatës shqiptare të Fizikës Mjekësore, Administrator i Institutit për Cilësi në Arsim dhe Albanian Medical Technology, etj.
VENDIMI I KOMISIONIT - MBLEDHJA E KMR DT.23.06.2020
- Matje te rrezatimeve jonizuese, llogaritje certifikime te funksionimit te pajisjeve radiologjike
Monitorim, matje dhe llogaritje te nivelit te ekspozimit te rrezatimeve jonizuese dhe jo jonizuese. Albmedtech dispoznon pajisjet e fjales se fundit te teknologjise per matjen e rrezatimeve jonizuese si dhe programe profesionale te licensuar dhe te kalibruar nga firmat prodhuese. Albmedtech ka siguruar sherbimet nga RTI lider boteror per QA dhe QC e pajisjeve radiologjike
- Sherbime teknlogjike per pajisjet mjekesore ne qendrat diagnostikuese e terapeutike dhe laboratoret mjekesore
Servisi i kompanise ofron sherbime per te gjitha llojet e pajisjeve diagnostikuese qe perdoren ne imazherine mjekesore qw funkionojne me mrrezatiem jonizuese, jo jonizuese dhe te mjekesise berthamore. Po ashtu ne ofrojme servis per pajisjet laboratorike, analizave dhe autoklavave qe perdoren nga qendra te ndryshme
- Asistence teknike e profesionale per implementim dhe perdorim te pajisjeve spitalore
Pas cdo kerkese per implementimin e nje teknologjie te re apo perditesimin e nje pajisje ekzistuese, Albmedtech ju ofron asistencen e nevojshme ne kohe per finalizimin me sukses te projektit tuaj. Specialistet tane jane te profilizuar ne disa drejtime te teknologjive mjekesore (elektrike, elektornike e IT) qofte ne fazen paraprake te projektit tuaj duke ju asistuar te projektoni dhe modeloni sakte sipas parametrave kryesore dhe standarteve te kerkuara, po ashtu ne fazen e studimit dh eme tej gjat eimplementimit, trajnimeve dhe asistencen teknike te vazhdueshme ne cdo kohe te perdorimit te pajisjeve tuaja.
- Programe dhe aplikacione per administrimin dhe menaxhimin e proceseve te punes dhe procedurave
Fale perdorimit gjithperfshires se teknologjise se informacionit dhe aplikacioneve kompjuterike, Albmetech eshte fokusuar gjeresisht ne implementimin e teknologjive dhe aplikacioneve ne fushen e mjekesise dh emenaxhimit shendetesor. Ne ofrojme programe profesionale te programuara dhe pershtatur posacerisht per biznesin tuaj me qellim mireadministrimin dhe menaxhimin e qendrave e klinikave t endryshme qe operojne ne fushen e mjekesise dhe shendetesise
- Sherbime ne fushen e teknologjise se informacionit
Po ashtu Albmedtech eshte fokususar ne ofrimin e sherbimeve te IT, pergatitjen e infrastruktures per aplikimin e programeve, rrejteve kompjuterikem serverave, databazave etj. N eofrojme siguri ne administrimin, perdorimin dh eruajtjen e informacioneve tuaja. Mundesojme publikimin e informacioneve dhe ofrimin e sherbimeve on line nepermejt faqeve te internetit dhe aplikacioneve mobile
ALBMEDTECH