Trajnime në fushën e mbrojtjes nga rrezatimi

Njoftim:

Albanian Medical Technology (Albmedtech) është duke përmirësuar procedurën e trajnimit dhe dokumentet përkatëse në kuadër të mbrojtjes ndaj rrezatimeve jonizuese që përdoren në qëndrat diagnostike të imazherisë mjekësore. Paraprakisht do të donim disa mendime nga personat që janë aktualisht duke punuar: për çfarë kanë nevojë, çfarë duan të ndyshojnë, çfarë dokumentacioni mungon dhe a respektohen protokollet për mbrojtjen nga rrezatimet? Çdo mendim apo sugjerim te dergohet me mail ne This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. dhe do të reflektohet në procedurat tona dhe do të implementohet në fazën e dytë të trajnimeve që do të nisim së shpejti në qëndra të ndryshme të imazherisë. Faza e trajnimeve do të realizohet në qendrat diagnostikuese dhe përfshin vetëm stafin e qendres/klinikës dhe jo në formen tradicionale të leksioneve por praktikisht me ndërveprim dhe duke dhënë përgjigje pyetjeve që ka stafi. Trajnimi përfshin: studimin dhe analizen paraprake të specifikimeve fiziko-teknike të qëndres suaj, përgatitjen e dokumenteve, analizave, matjeve, rezultateve dhe përfundimeve në lidhje me qendrën, hartimin e raportit përmbledhes, trajnimin e stafit (informacione teoriko-praktike) si dhe vënien ne dispozicion të materialeve dhe dokumenteve të nevojshme. Albmedtech mund tju asistojë ose hartojë Rregulloren e brendshme të funksionimit të qendres/klinikes si dhe protokollin për mbrojtjen nga Rrezatimi Jonizues.

-Cdo qëndër, kompani, klinikë që do të zhvillojë aktivitetet e mësiperme (të plota ose të pjeshshme) na kontakton dhe stafi ynë harton planin specifik të veprimit për rastin konkret. 

Faleminderit, Albmedtech